Vdes një person në QKUK, Policia nis hetimet

Kronikë e zezë

Vdes një person në QKUK, Policia nis hetimet

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 08:48
Qendra Klinike Universitare të Kosovës

Një person ka vdekur mbrëmë pas orës 21:00 derisa ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Prishtinë 03.12.2021 – 21:20.

Është raportuar se ka vdekur viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar ne QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat