Policia në Gjakovë po kontrollon transportin publik, qindra gjoba

Kronikë e zezë

Policia në Gjakovë po kontrollon transportin publik, qindra gjoba

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë po implementon plane të ndryshme operative në ngritjen e sigurisë rrugore edhe gjatë sezonit dimëror.

Në vazhdën e planeve tjera të operimit në ngritjen e sigurisë rrugore, nga data 01.12.2021, NJRKRR-ja ka filluar në implementim edhe të  Planit Operativ “Kontrollimi i shtuar i transportit publik”.

Që nga fillimit i planit,  Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë po vazhdon me aktivitete vetëdijesuese dhe të asaj ndëshkuese ndaj kundërvajtësve të ndryshëm.

Nga data 01.12.2021, deri me datën 05.12.2021, janë shqiptuar nga DRP-Gjakovë :

– 729 gjoba të ndryshme të shkeljes së rregullave të trafikut, ku prej tyre janë shqiptuar:

– 52 gjoba të planit  operativ  “Kontrollimi i shtuar i transportit publik”.

“DRP –e Gjakovë do të vazhdon me aktivitete të ndryshme në aspektin e ngritjes së sigurisë rrugore, me qëllim të parandalimit të aksidenteve rrugore”, përfundon kumtesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat