Gjendet pa shenja jete një 35 vjeçar në Prishtinë

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete një 35 vjeçar në Prishtinë

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prishtinë rreth orës 13:30.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Murat Mehmeti”.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë se me të marrë informatën policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Nga ana e mjekëve në vendngjarje është konstatuar se viktima mashkull 35 , është pa shenja jete. Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka filluar një hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojnë këtë rast”, tha Ahmeti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat