Përleshje fizike në Gjilan, policia arreston tre persona

Kronikë e zezë

Përleshje fizike në Gjilan, policia arreston tre persona

Më: 20 janar 2022 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona pasi janë rrahur mes veti.

Rasti ka ndodhur në fshatin Përlepnicë, Gjilan, 18.01.2022, në orën 23:03.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas një zënke janë rrahur në mes veti. Të dyshuarit kishin përdorë edhe shufra metali dhe si pasojë dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat