Podujevë, sulmohet fizikisht një person në vendin e tij të punës

Kronikë e zezë

Podujevë, sulmohet fizikisht një person në vendin e tij të punës

Më: 1 mars 2022 Në ora: 09:40
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Podujevë ka sulmuar fizikisht një zyrtar në vendin e tij të punës.

Rasti ka ndodhur më datën 28 shkurt, rreth orës 11:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në shenjë pakënaqësie ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar në vendin e punës. I dyshuari ka dëmtuar edhe inventarin e zyrës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, I dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat