Grabitje e armatosur në Prishtinë – tre persona ia marrin veturën dhe para një postieri

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në Prishtinë – tre persona ia marrin veturën dhe para një postieri

Më: 15 maj 2022 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 15:30 në fshatin Ballaban të Prishtinës ka ndodhur një rast grabitje.

Viktima mashkull kosovar punëtor i një poste të shpejtë ka raportuar se përderisa kishte dërguar një porosi, tre të dyshuar deri më tani të panjohur nën kërcënimin e armës ia kanë marrë veturën me targa vendore me të cilën ishte duke e kryer porosinë, dy telefona dhe para.

Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe pas disa veprimeve hetimore vetura është gjetur, është ekzaminuar në vendin e ngjarjes e më pas iu është kthyer viktimës.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat