Theret një 15 vjeçar në Obiliq pas një përleshje, vajza e dyshuar është në arrati

Kronikë e zezë

Theret një 15 vjeçar në Obiliq pas një përleshje, vajza e dyshuar është në arrati

Më: 30 maj 2022 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Një ngatërresë mes të rinjve ka ndodhur para një ore, në sheshin “Adem Preniqi”, në Obiliq.

Përleshja, motivi i së cilës ende nuk dihet, ka eskaluar në përdorimin e thikës, me ç’rast është therur një 15-vjeçar.

Për pasojë, i mituri ka pësuar lëndime në dorë, për çka është duke u trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Obiliq.

Sipas informatave të para, gjendja e tij është stabile, ndërkohë që një vajzë po dyshohet se është e përfshirë në këtë rast dhe e njëjta po kërkohet nga Policia, raporton sinjali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat