​Një muaj e ngacmoi ish të dashurën dhe prindin e saj, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronikë e zezë

​Një muaj e ngacmoi ish të dashurën dhe prindin e saj, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Një person është arrestuar të hënën në Prishtinë, pasi dyshohet për veprën penale kanosje dhe ngacmim.

Sipas policisë, i njëjti dyshohet se në vazhdimësi nga 1 deri më 26 shtator kishte kanosur dhe ngacmuar të dashurën e tij dhe prindin e saj.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është inicuar si kanosje dhe ngacmim.

“Prishtinë 01-26.09.2022-NN. Me 26.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në vazhdimësi (nga data 01-26.09.2022) kishte kanosur dhe ngacmuar ish të dashurën e tij dhe prindin e saj”, thuhet në raportin policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat