Vdes 80 vjeçari që u godit nga makina në magjistralen Prishtinë-Pejë

Kronikë e zezë

Vdes 80 vjeçari që u godit nga makina në magjistralen Prishtinë-Pejë

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Një i moshuar, rreth 80 vjeçar, ka vdekur në QKUK teksa po trajtohej pasi në mesditë ishte goditur nga vetura në magjistralen Prishtinë-Pejë konkretisht në fshatin Vragoli.

Këtë e kanë konfirmuar nga policia e rajonit të Prishtinës teksa thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Në ora 14:15, nga Emergjenca e QKUK-së është pranuar informata se personi i aksidentuar, ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për autopsi”, kanë deklaruar nga Policia.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat