Tentim grabitje në Pejë, pronari i argjendarisë neutralizon grabitësin

Kronikë e zezë

Tentim grabitje në Pejë, pronari i argjendarisë neutralizon grabitësin

Më: 31 mars 2023 Në ora: 20:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një tentim grabitje ka ndodhur pasditen e sotme në Pejë.

Me këtë rast grabitësi është goditur nga pronari i argjendarisë dhe të njëjtin Policia e ka dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se pronari i argjendarisë në mbrojtje të pronës së tij është ballafaquar me grabitësin.

“Rreth orës 18:20 jemi njoftuar se në qendër të qytetit një person ka tentuar të grabit një argjendari.

I dyshuari është goditur me një mjet nga pronari apo viktima në këtë rast. I dyshuari është në emergjencë të spitalit dhe është duke u trajtuar”, ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat