E rëndë: 54-vjeçarja në Skenderaj tenton të vetëvritet, konsumon detergjent

Kronikë e zezë

E rëndë: 54-vjeçarja në Skenderaj tenton të vetëvritet, konsumon detergjent

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Vetëvrasja është fenomen shqetësues në rritje në shoqërinë tonë. Faktorë rreziku që shtyjnë drejt këtij veprimi shpeshherë mund të jenë gjendja e rënduar psikologjike dhe emocionale, depresioni, ankthi, bipolarizmi, abuzimi me alkool dhe substanca narkotike e gjendja e vështirë ekonomike.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ’28 Nëntori’ në Skenderaj, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.

Burimet e medias brenda Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, kanë bërë me dije se 54-vjeçarja është dërguar atje në gjendje të rëndë për shkak se kishte konsumuar preparate kimike që shërbejnë për pastrim.

Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja e saj shëndetësore dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë intervistuar viktimën dhe dëshmitarin i cili e dërgoi atë në spital.

Nuk dihen motivet që kanë shtyrë viktimën që të bëjë këtë veprim.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat