Plagoset një person në Podujevë

Kronikë e zezë

Plagoset një person në Podujevë

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Policia ka informuar sot se një person është plagosur në Podujevë.

I plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës- QKUK.

Dy personat e dyshuar për “Vrasje në tentativë” janë në arrati.

“Podujevë 03.06.2023 – 00:53. Viktima mashkull kosovar, është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që është plagosur me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj kosovar. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, dy gëzhoja dhe rreth 7.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.“, ka bërë të ditur Policia.

Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat