Digjet një shtëpi në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Digjet një shtëpi në Mitrovicë

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 00:31
Foto ilustrim

Një shtëpi është djegur tërësisht para pak minutash në Mitrovicë, por për fat të mirë nuk ka të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Njësisë së zjarrfikësve në Mitrovicë, Tahir Mikullovci.

Sipas tij, njësitet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Sipas Mikullovcit, ngjarja ka ndodhur në rrugën "Adem Voca" në Mitrovicë.

Deri tani nuk dihen shkaqet e këtij incidenti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat