Policia jep detaje për vdekjen e 22 vjeçarit dje në Gjilan

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për vdekjen e 22 vjeçarit dje në Gjilan

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e një 22 vjeçari dje në Gjilan.

Sipas policisë, ata janë njoftuar për një person të shtrirë në rrugë dhe njësitet relevante dhe një ekip mjekësor janë dalë në vendngjarje.

Personi i lënduar është dërguar në qendrën emergjente në Gjilan ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar se viktima mashkull kosovar është pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet.

Për 22 vjeçarin dje u raportua se dyshohet të ketë rënë nga një lartësi. Më saktësisht, ai dyshohet se ka rënë nga dritarja e banesës ku po jetonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat