Vdes foshnja gjatë lindjes në QKUK, njoftohet Policia

Kronikë e zezë

Vdes foshnja gjatë lindjes në QKUK, njoftohet Policia

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 08:54
QKUK

Një burrë ka raportuar në Polici se pasi e ka dërguar gruan e tij për lindje në QKUK, është njoftuar se foshnja ka vdekur.

Sipas raportit policor, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin, derisa është cilësuar si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

“QKUK, 30.11.2023-14:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, pasi e ka dërguar bashkëshorten për lindje në repartin e gjinekologjisë, e ka kuptuar se foshnja ka vdekur.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat