Gjenden tri granata dore në Fushë Kosovë, intervenon FSK-ja

Kronikë

Gjenden tri granata dore në Fushë Kosovë, intervenon FSK-ja

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 10:57
Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka raportuar se një person ka njoftuar se ka hasur në mjete të dyshuara shpërthyese në Fushë Kosovë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse.

Ndërsa ekipi për deminim i FSK-se  ka tërhequr nga vendi i ngjarjes tri mjete të dyshuara granata dore.

“Rr. Tahir Zemaj, Fushë Kosovë 24.07.2024-09:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar, ka hasur në mjete të dyshuara shpërthyese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi për deminim i FSK-se  ka tërhequr nga vendi i ngjarjes tri mjete të dyshuara granata dore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat