Ndalohet një 28-vjeçar në Shkup, ka vjedhur para në një farmaci

Kronikë e zezë

Ndalohet një 28-vjeçar në Shkup, ka vjedhur para në një farmaci

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 21:52
Ilustrim

Një 28-vjeçar nga Shkupi, N.N., është ndaluar sonte në Aerodrom për shkak të dyshimit se sonte në orën 17:30 ka kërcënuar një punonjës.

Poashtu i ka marrë para nga një farmaci në zonën e Aerodromit, njofton MPB.

“Është ndaluar në stacionin policor dhe i janë gjetur paratë e konfiskuara, të cilat do t’i kthehen pronarit”, njoftojnë nga MPB.

Nga atje shtojnë se pas dokumentimit të rastit ndaj personit do të dorëzohet parashtresa përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat