Prishtinë: 29-vjeçari kërcënon motrën me vrasje, përfundon në pranga të Policisë

Kronikë e zezë

Prishtinë: 29-vjeçari kërcënon motrën me vrasje, përfundon në pranga të Policisë

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen çdo ditë e më shumë në vendin tonë. Burra që rrahin gratë dhe vajzat e qytetarë që ushtrojnë dhunë ndaj prindërve, janë vetëm disa nga rastet e shpeshta të dhunës brenda familjes. Zakonisht viktima janë gratë të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht.

Një konflikt familjar ka ndodhur në një familje në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka kanosur seriozisht motrën e tij.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një 29-vjeçar po dyshohet se e ka kanosur motrën e tij, duke i thënë se do ta vras.

E shqetësuar dhe e frikësuar nga situata në të cilën ndodhej, viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Kanosje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat