Dhunë në një familje në Pejë: Gruaja e denoncon bashkëshortin, intervenon Policia

Kronikë e zezë

Dhunë në një familje në Pejë: Gruaja e denoncon bashkëshortin, intervenon Policia

Më: 21 janar 2024 Në ora: 07:43
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar të shtunën edhe një grua nga Peja, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas një konflikti verbal mes çiftit, burri dyshohet se ka eskaluar në dhunë psikike ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar shqetësim e frikë.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku është arrestuar i dyshuari, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat