Skenderaj: Shpërthen zjarr i madh në një parcelë, Policia shoqëron në stacion një person

Kronikë e zezë

Skenderaj: Shpërthen zjarr i madh në një parcelë, Policia shoqëron në stacion një person

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Për motive dhe në rrethana akoma të panjohura, një parcelë në fshatin Klinë e Epërme e Skenderajt është përfshirë nga zjarri dhe për pasojë janë shkaktuar dëme të mëdha. Pronari ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe si rezultat tashmë kanë nisur hetimet.

Siç ka mësuar Sinjali, 47-vjeçari e ka denoncuar rastin të dielën pasdite dhe ka njoftuar Policinë për zjarrin që ka shpërthyer në pronën e tij, ku për pasojë janë djegur plot pemë, një pjesë e pyllit dhe pjesë të tjera afër parcelës.

Posa Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, janë kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa një person është shoqëruar në stacion policor, nën dyshimin se është i përfshirë në rast.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se në bazë të informacioneve të para, dëmi kap vlerën e mbi 30 mijë eurove.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rast ndaj të dyshuarit, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren pasi të konstatohet shkaktari i zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat