U godit nga ekskavatori, policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Skenderaj

Kronikë e zezë

U godit nga ekskavatori, policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Skenderaj

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Një punëtor ka humbur jetën ditën e shtunë në fshatin Qirez të Skenderajt.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje mbi ngjarjen tragjike, duke njoftuar se viktima është goditur nga ekskavatori.

“Një mashkull kosovar, ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara pasi është goditur nga ekskavatori që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, bëhet e ditur në njoftim.

Në njoftimin e bërë për media, policia thekson se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat