Vodhi qindra euro te ‘Dini Market’ në Podujevë, zbulohet i dyshuari 21-vjeçar – dërgohet në mbajtje

Kronikë e zezë

Vodhi qindra euro te ‘Dini Market’ në Podujevë, zbulohet i dyshuari 21-vjeçar – dërgohet në mbajtje

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 07:23
Foto ilustrim

Rastet e vjedhjeve nëpër markete të ndryshme në Kosovë janë bërë një fenomen mjaft shqetësues, duke shkaktuar ankth e pasiguri te punëtorët, e humbje për bizneset. Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur javën e kaluar në “Dini Market” në fshatin Lluga të Podujevës.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 21-vjeçar, i cili dyshohet se ka depërtuar me forcë në market, prej ku ka vjedhur qindra euro dhe më pas ka arritur të ikë.

Rasti është denoncuar menjëherë në Polici dhe si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve hetimore, i dyshuari është identifikuar dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Media mëson se i riu e ka pranuar para hetuesve policorë veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat