Ky është i dyshuari për vjedhje të rëndë në Obiliq, u arrestua pas gati 2 vitesh në arrati

Kronikë e zezë

Ky është i dyshuari për vjedhje të rëndë në Obiliq, u arrestua pas gati 2 vitesh në arrati

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Media mbrëmë raportoi për arrestimin e një personi në Obiliq, i cili dyshohet se është përfshirë në një rast të vjedhjes në qershor të vitit 2022.

Media mëson se bëhet fjalë për Ahmet Kamberi, 32-vjeçar.

Burimet  brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 32-vjeçari është identifikuar pas gati 2 vitesh në arrati dhe i njëjti është arrestuar të hënën.

Kamberi është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat