Plagosja e dy personave te ‘Xhambazët’ në Prishtinë, ndalohet i dyshuari i mitur

Kronikë e zezë

Plagosja e dy personave te ‘Xhambazët’ në Prishtinë, ndalohet i dyshuari i mitur

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Një konflikt mes dy familjeve në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, eskaloi edhe në përdorim të armës, ku si pasojë mbetën të plagosur Mehmet Metolli e Ataola Tahiri. Njëri prej të dyshuarve, Gentian Makolli, u ndalua natën kritike, ndërsa i dyshuari i dytë, i mituri G.Makolli, është paraqitur sot për intervistim.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se pas intervistimit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për veprën penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’.

Sipas informacioneve, i mituri ka deklaruar se armën që përdori në rast, e ka hedhur në një kontejner të mbeturinave, por e njëjta nuk është gjetur.

Kujtojmë se dy familjet kanë pasur probleme të mëhershme dhe vendosën që të pajtohen, por që të shtunën gjithçka eskaloi papritmas dhe u shkrep arma e zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat