Arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në një vjedhje të rëndë në Gjakovë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në një vjedhje të rëndë në Gjakovë

Më: 27 maj 2024 Në ora: 20:18
Policia

Me datën 11.05.2024, ankuesja femër kosovare ka raportuar në polici se persona të pa njohur kishin depërtuar brenda në shtëpinë e vëllait të saj, në lagjen “Dardania” në Gjakovë, dhe kishin vjedhur stoli të arit, sipas ankueses  në vlerë prej rreth 10,000 euro.

Pas një hetimi të gjerë dhe intensiv nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjakovë, ku janë siguruar informata dhe janë analizuar shumë prova është arritur të identifikohen dhe arrestohen dy të dyshuar: i dyshuari me inicialet V. A., mashull kosovar i moshës së mitur, është arrestuar mbi dyshimin e arsyeshëm se kishte kryer veprën penale vjedhje e rëndë, ndërsa i dyshuari tjetër me inicialet Q. L., mashkull kosovar i moshës madhore është arrestuar mbi dyshimin e ofrimit të ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale të vjedhjes së raportuar.

Të gjitha veprimet hetimore të ndërmarra janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit të dyshuarit janë ndalur në mbajtje, ndërsa rasti është ricilësuar “Vjedhje e rëndë” dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat