E rrahin një person në Gjakovë, arrestohen dy të dyshuar

Kronikë e zezë

E rrahin një person në Gjakovë, arrestohen dy të dyshuar

Më: 28 maj 2024 Në ora: 00:04
Foto ilustrim

Konfliktet që përcillen me kanosje serioze e përleshje brutale janë goxha të shpeshta në vendin tonë.

Një rast i tillë ka ndodh edhe në Gjakovë, ku për pasojë një persona ka marrë lëndime trupore.

Posa rasti është raportuar, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërkohë që viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Media mëson se viktima është rrahur nga dy të dyshuar, të cilët janë identifikuar dhe më pas arrestuar nga Policia.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te përleshja, pasi Policia e Gjakovës ende nuk ka dalë me raport zyrtar për ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat