Vdes një burrë në një aksident në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Vdes një burrë në një aksident në Mitrovicë

Më: 28 maj 2024 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Ka vdekur një burrë në Prizren si pasojë e një aksidenti në komunikacion.

Sipas policisë, i ndjeri kishte qenë duke e vozitur motoçikletën në kohën kur u aksidentua me një veturë.

Me vendim të prokurorit,  drejtuesi i veturës është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Mitrovicë –Jug / 27.05.2024-19:17.   Raportohet për një aksident trafiku në mes një veture dhe  motoçiklete me ngasës meshkuj kosovarë.  Si pasojë e lëndimeve të marra drejtuesi  i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekja e të cilit është konstatuar nga mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit,  drejtuesi i veturës është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat