Pesëqind euro për të kaluar në shtetin grek, tre të arrestuar

Kronikë e zezë

Pesëqind euro për të kaluar në shtetin grek, tre të arrestuar

Më: 31 korrik 2016 Në ora: 11:58
ilustrim

Policia e Elbasanit ndaloi tre persona për akuzën e “ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Falsifikim të dokumenteve”.

Të arrestuarit janë nga Elbasani, ndërsa dyshohet se kanë kaluar ilegalisht në drejtim të shtetit grek nëpërmjet pagesës prej 500 Euro.

Të arrestuarit janë Artan Debrova 37 vjeç, Erjon Debrova, 22 vjeç dhe Shkëlqim Preçi, 37 vjeç. Të tre banues në fshatin Shinavlash të Elbasanit.

Policia e Elbasanit informon: “Këta shtetas, u ndaluan nga efektivat e policisë në kuadër të një procedimi penal të Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Elbasan, pasi në kohë të ndryshme nëpërmjet pagesës prej 500 Euro dyshohen të kenë kaluar nëpërmjet pikës së kalimit kufitar disa persona në drejtim të shtetit grek”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 8 pasaporta, 9 telefona, dy mjete dhe një sasi parash: 300 Euro, 20.000 Lekë dhe 300 dinarë maqedonas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat