Skandali seksual: Nusja dhe vjehrra “thyejnë rekordet”, shihni sa herë i janë drejtuar policisë!

Kronikë e zezë

Skandali seksual: Nusja dhe vjehrra “thyejnë rekordet”, shihni sa herë i janë drejtuar policisë!

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 16:41
Nusja dhe vjehrra

40 vjeçarja e cila u kthye në kryefjalë të ditës për shkak të video-skandalit me gjyqtarin, ka thënë para hetuesve se ajo ka kërkuar tre herë urdhër mbrojtje në policinë e Gjirokastrës nga vjehrra, ndërsa pretendon se ajo e dhunonte për shkak të konfliktit për pronën.

Denoncuesja në fjalë u ka shpjeguar hetuesve se prej 3 vitesh dhunohej dhe kërcënohej nga ish-vjehrra e saj, Merushe Makri.

Rudina I., ka thënë se ka kërkuar tri herë urdhër-mbrojtjeje në Policinë e Gjirokastrës nga vjehrra, duke e akuzuar se ajo e dhunonte për shkak të konfliktit të pronësisë.

Pretendimet për dhunë duket se kanë qenë të dyanshme, pasi në Gjykatën e Gjirokastrës hetuesit kanë gjetur së paku 7 urdhra mbrojtjeje që vjehrra Merushe Makri e ish burri Mihal Makri kanë kërkuar ndaj Rudina I., nga viti 2013 e në vazhdim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat