Arrestohet 41-vjeçari, po ndërtonte një xhami pa leje

Kronikë e zezë

Arrestohet 41-vjeçari, po ndërtonte një xhami pa leje

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 07:44
Policia shqiptare duke arrestuar një të dyshuar, foto arkiv

Një i ri është arrestuar, pasi sipas Policisë në Korçë ishte duke ndërtuar një xhami pa leje. Arrestimi i tij është bërë mbrëmjen e dy ditëve më parë në fshatin Hoçisht.

Burimet policore thanë se dy ditë më parë në orën 17:00, u arrestuar me iniciativë Niko (Bledar) D., 41-vjeç banues në Korçë.

Të njëjtat burime thanë se po ditën e ndalimit në orën 13:00, në fshatin Hoçisht, ai është kapur duke ndërtuar një xhami, pa leje.

Pas kësaj kanë nisur hetimet ndaj tij dhe në fund është vendosur që ai të ndalohet nga policia edhe për shkak të prirjeve të tij ekstremiste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat