Nisen për të bërë krim, dy të rinj me kallashnikov me vete bien në “pritë”

Kronikë e zezë

Nisen për të bërë krim, dy të rinj me kallashnikov me vete bien në “pritë”

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 09:10
Armët e sekuestruara nga policia

Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia, pasi ishin duke lëvizur me një kallashnikov dhe burimet thanë se ata ishin nisur për të bërë një krim.

Por dy të rinjtë kanë rënë në “pritën” e policisë duke u arrestuar. Oficerët e Komisariatit numër 5 kanë arrestuar Bledian Kacelin, 18 vjeç, banues në Tiranë dhe Ali Kaceli, 24 vjeç, banues në Mat.

Arrestimet janë bërë gjatë operacionit të koduar “Prita”. Këta dy të rinj janë parë në zonën e njohur si "Fushë-Kërçike", Babrru, ku poshtë xhupit secili mbante fshehur nga një armë zjarri automatike.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: Dy armë zjarri automatik, tip "AK-47" dhe dy krehër.

Grupi hetimor po punon për të gjetur prejardhjen e këtyre armëve dhe destinacionin e përdorimit të tyre.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit". 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat