Vrau ekonomistin italian se i prishi gjumin, 30 vite burg shqiptarit

Kronikë e zezë

Vrau ekonomistin italian se i prishi gjumin, 30 vite burg shqiptarit

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 20:30
Ekonomisti italian Francesco Maria Pennacchi

Pavarësisht protestave në rrugë, apo dhe letrës që bëri nëna e italianit të vrarë për presidentin, asgjë nuk ndryshoi…

44-vjeçari Lorenc Prifti u dënua me 30 vite burg. Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Isabella De Angelis, pasi për shqiptarin u pranua procesi i shkurtuar. Fillimisht prokurorët kishin kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm.

Lorenc Prifti u shpall fajtor për vrasjen e ekonomistit Francesco Maria Pennacchi. Gjykatësja dhe prokurorët thanë se bukëpjekësi shqiptari kishte vepruar me gjakftohtësi.

Si ndodhi vrasja një vit me parë?
Gjithçka ka nisur me një festë në studion e financierit italian Francesco Maria Pennacchi, 32 vjeç, në zonën e Velletri (Romë). Dhe shkak është bërë zëri i lartë i muzikës që shqetësonte fqinjin shqiptar, Lorenc Priftin, me profesionin e furrtarit.

Festa e Francesco Maria Pennacchi ka shqetësuar dhe prishur gjumin e familjes së shqiptarit Prifti, që jetonte me gruan dhe një fëmijë, ndërsa punonte në një nga furrat më të njohura të zonës për prodhimin e bukës.

Shqiptari i ka kërkuar Penacchit dhe miqve të tij që të ulnin zërin e muzikës. Këtu ka lindur debati mes tyre dhe më tej nisi një sherr e përleshje. Prifti ka shkuar në apartament duke marrë një thikë të madhe në kuzhinë. Ai e ka goditur 32-vjeçarin disa herë dhe është arratisur nëpër rrugicat e Velletres.

Karabinierët mundën ta kapnin shqiptarin pak minuta më pas në rrugët e qytezës dhe nuk ka bërë rezistencë, teksa ka pranuar se e kishte goditur italianin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat