Arrestohet ish-polici 55-vjeçar në Sarandë, i kërkoi 12-vjeçares seks me para

Kronikë e zezë

Arrestohet ish-polici 55-vjeçar në Sarandë, i kërkoi 12-vjeçares seks me para

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 19:30
ilustrim

Policia e Sarandës ka arrestuar një ish-oficer të policisë, pasi i ka kërkuar një 12-vjeçareje seks në këmbim të parave.

Policia thotë se ai është Ylli Hasani, 55 vjeç.

Mësohet se 3 ditë më parë, Hasani i ka kërkuar një shtetaseje 12-vjeçare seks në këmbim të parave.

Kjo e fundit ka vendosur ta denoncojë.

Ditën e djeshme, ish-polici  është arrestuar nga policia.

“Më datë 30.11.2016, u ndalua shtetasi Y.H, vjeç 55, banues në Sarandë, pasi në datë 28.11.2016, i ka kërkuar për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës një shtetaseje të mitur, vjeç 12, banuese në Sarandë. Neni 108/a/4 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat