Vjedhje e rëndë në Radovish

Kronikë e zezë

Vjedhje e rëndë në Radovish

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 12:16
Ilustrim

Gjithsej 16,800 euro dhe rreth 100 mijë denarë janë vjedhur dje në një shtëpi në Radovish, njoftojnë nga policia. Vjedhjen e ka kryer person i panjohur mes orës 16:30 dhe 17:00, në shtëpinë e L.B (46), i cili e ka paraqitur rastin.

Sipas L.B, përmes shkallëve të jashtme të shtëpisë vjedhësi është futur në banjo, e cila nuk ka qenë e mbyllur, ka gjetur çelësin e derës hyrëse dhe pa dëmtuar dollapin e kuzhinës ka marrë paratë dhe është larguar.

Nga policia thonë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat