Arrestohet shqiptari në Greqi, ja për çfarë akuzohej

Kronikë e zezë

Arrestohet shqiptari në Greqi, ja për çfarë akuzohej

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 16:57
Ilustrim

Një burrë 42-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë publik është arrestuar pasditen e së martës nga ana e policisë greke në Istieia Evia të Lamias, pasi ka qenë person në kërkim nga “Interpol”.

Shqiptari u vu në pranga për shkak se është dënuar me 16 vjet burg për veprën penale: “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhim i paligjshëm dhe posedim i armëve luftarake dhe municionit”. Personi në fjalë pritet të ekstradohet drejt vendit tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat