Ish-i dënuari për pengmarrje dhe vrasje, kapet me pistoletë në brez në makinën e blinduar

Kronikë e zezë

Ish-i dënuari për pengmarrje dhe vrasje, kapet me pistoletë në brez në makinën e blinduar

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 10:37
Ilustrim

Një person i dënuar më parë për pengmarrje dhe tentativë vrasjeje është arrestuar nga Policia e Tiranës teka qarkullonte me një Audi të blinduar dhe pistoletë në brez. Ai quhet Roland Domi, 44 vjeç, banues në Tiranë. Bashkë me të u arrestua dhe Almir Ismaili, një 41-vjeçar nga Tirana.

Arrestimi i tyre u bë nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në kuadrin e operacionit "Revolverët".

Policia tha se Roland Domi rezultonte i dënuar më parë për “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Vrasje në bashkëpunim e mbetur në tentativë”. Në bazë të informacioneve që këta shtetas lëvznin me armë zjarri me vete është bërë organizimi i shërbimeve dhe ndalimi i tyre, të cilët lëviznin me një automjet të markës Audi A8 (i blinduar).

Nga kontrolli i ushtruar këtyre shtetasve i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri, pistoletë e markës SMITH & WESSON dhe një armë zjarri, pistoletë TT.

Akuzat mbi të dy janë: "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat