Çfarë ndodhi në Lushnjë? Policia: Plumbi kapi dhe kalimtarin. Dy viktima dhe dy të plagosur

Kronikë e zezë

Çfarë ndodhi në Lushnjë? Policia: Plumbi kapi dhe kalimtarin. Dy viktima dhe dy të plagosur

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 20:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia ka dhene detaje lidhur me atentatin e sotem ne Lushnje. Mesohet se të vrarë kanë mbetur Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Ndersa i plagosur rende nga atentati ka mbetur Marius Xhepexhiu si dhe nje kalimtare Bujar Turku 66-vjeç.

Informacion paraprak

Në datën 11.10.2017 në lagjen “Loni Dhamo”, në vendin e quajtur “Ura e Përroit” Lushnje, nga persona të paidentifikuar ende është qëlluar me armë zjarri automatik dhe si pasojë kanë ndërruar jetë 2 shtetas, ka mbetur i plagosur rëndë 1 tjetër, si dhe ka marë dëmtim të lehtë edhe një shtetas tjetër i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve pa probleme për jetën.

Viktimat janë shtetasit Z. L, 23 vjeç dhe J. H., 22 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnje.

Shtetasi i plagosur rëndë është M.Xh, 26 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, i cili po transportohet për në Tiranë.

Si dhe ka marrë demtim të lehtë shtetasi B.T, 66 vjeç.

Gjithashtu në Sallën Operative Lushnje ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Lushnje-Berat, në po digjet një mjet.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë ku ka gjetur në automjet tre arme zjarri automatike.

Automjeti dyshohet se mund të jetë i autorëve.

Eshtë ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat