Policia gjen hashash të mbjellur në një serë në Mogillë

Kronikë e zezë

Policia gjen hashash të mbjellur në një serë në Mogillë

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 10:09
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në fshatin Mogillë të Kllokotit pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë, objektet përcjellëse dhe në serën tij, janë gjetur dhe konfiskuar 95 bimë narkotike dhe 25 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 12.502.7 gramë.

 I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat