Policia aksion në Gjilan, konfiskohen drogë dhe armë

Kronikë e zezë

Policia aksion në Gjilan, konfiskohen drogë dhe armë

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 08:32
Ilustrim

Një aksion policor është realizuar gjatë ditës së djeshme në komunën Vitisë.

Rreth orës 13:15 Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale nga Gjilani së bashku me Njësinë e Anti Drogës nga shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, me Urdhër nga Gjykatësi i procedurës paraprake kanë bastisur shtëpinë dhe lokalet përcjellëse  të të  dyshuarit Shqiptar shtetas i Kosovë, me banim në fshatin Vërban Komuna Viti, nën dyshimin se i njëjti posedon drogë dhe armë ku janë gjetur dhe konfiskuar si në vijim:

Një pushkë gjuetie CIFSANAV TUFEKLERI, Kal 12 mm, dhe katër (4) copë fishek,
Një armë pistoletë, MAUSER dhe një karikator,
Një Pistoletë modeli i pa njohur, cal 6.35,një karikator dhe katër fishek te kalibrit të njëjtë,
Një Pistoletë KNALIPATR NAOPATER kal 9 mm,
Një shkop gome,
6.Një mbetje e dyshuar e substancave narkotike e llojit Marihuan,
Një granat dore, te cilën e ka konfiskuar njësiti i EOD-së.

Kurse me urdhër te Prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë, thuhet në komunikatën për media.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat