Arrestohen tre persona për shkatërrim të dhënave kompjuterike

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona për shkatërrim të dhënave kompjuterike

Më: 28 mars 2018 Në ora: 11:07
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tre dje në Mitrovicë, në Pejë dhe Podujevë, në ora 06:25 për krim kompjuterik.

Sipas raportit policor 24 orësh, të dyshuarit janë arrestuar pasi që që të njëjtit duke përdorur programe të veçanta kompjuterike, në mënyrë të kundërligjshme kanë futur, shlyer dhe shkatërruar të dhëna të ndryshme kompjuterike.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë, katër shtëpiza të kompjuterit, një lap-top, tre celularë dhe dy USB. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat