Kryeinfermierja e Spitalit Regjional të Gjilanit dyshohet se ka kryer vetëvrasje - Bota Sot
Kryeinfermierja e Spitalit Regjional të Gjilanit dyshohet se ka kryer vetëvrasje

Kronikë e zezë

E diel, 21 tetor 2018

Kryeinfermierja e Spitalit Regjional të Gjilanit dyshohet se ka kryer vetëvrasje

Më: 15 prill 2018 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Sot në mëngjes në qytetin e Gjilanit dyshohet se ka ndodhur një vdekje e dyshimt.

Këtë rast e ka konfirmaur edhe zëdhëndësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit Ismet Hashani, ku ka dhënë se një femër dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

“Një femër shtetase e Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer vetëvrasje”, ka thënë Hashani.

Viktima në fjalë është kryeinfermiera e Spitalit Regjional të Gjilanit, ka thënë Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.

Media ka kontaktuar edhe me Spitalin Rajonal të Gjilanit të cilët kanë deklaruar se nuk kanë informata të detajuara për rastin në fjalë mirëpo e kanë konfirmuar se bëhet fjalë për kryeinfermieren kryesore të Spitalit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test