Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagosen burrë dhe grua - Bota Sot
Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagosen burrë dhe grua

Kronikë e zezë

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagosen burrë dhe grua

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 07:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Broshkë.

K.H., 31vjeç, banues në fshatin Bishqem, Peqin, duke drejtuar  mjeti tip “Ford”, me targa AA 567 TU, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin e një lokali i cili ndodhej në anë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes janë aksidentuar S.H., 33 vjeç banues në fshatin Bishqem, si dhe bashkëshortja e tij F. H., 39 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin e Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test