Konflikt mes 2 vëllezërve, policia parandalon përshkallëzimin e ngjarjes

Kronikë e zezë

Konflikt mes 2 vëllezërve, policia parandalon përshkallëzimin e ngjarjes

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 18:37
Ilustrim

Policia ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes dy vëllezërve në fshatin Shtëpanj të Cërrikut.

Nga policia bëhet e ditur se në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Cërrik, ka ardhur një telefonatë se në fshatin Shtëpanj, po ndodh një konflikt mes 2 vëllezërve, ku një prej tyre kishte armë zjarri dhe mund ta përdorte.

Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, ku falë reagimit të shpejtë të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: Taulant Hoxha, 38 vjeç, banues në fshatin Shtëpanj, Cërrik.

Shtetasi Taulant Hoxha, kur ka parë Policinë ka hedhur armën e zjarrit nga dritarja e banesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat