Itali, kapet gomonia me 3 milionë euro drogë, dy shqiptarë të arrestuar - Bota Sot
Itali, kapet gomonia me 3 milionë euro drogë, dy shqiptarë të arrestuar

Kronikë e zezë

E martë, 16 tetor 2018

Itali, kapet gomonia me 3 milionë euro drogë, dy shqiptarë të arrestuar

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 11:02
Pamje nga videoja

Një tjetër gomone me drogë nga Shqipëria është sekuestruar në orët e para të mëgjesit të sotëm nga roja bregdetare italiane.

Në mjetin lundrues janë sekuestruar rreth 300 kg drogë dhe janë vënë në pranga 2 skafistë shqiptarë.

Roja bregdetare italiane ka identifikuar gomonen me një ngarkesë të dyshimtë në bord, në afërsi të plazhit "Le Cesine" në komunën Vernole të provincës së Lecces, duke u vënë mënjëherë në ndjekje të saj.

Dy skafistët sapo kanë nuhatur ndjekjen nga roja bregdetare italiane kanë shtuar shpejtësinë duke mbërritur në bregdet, ku kanë braktisur mjetin lundrues e janë larguar në këmbë.

Policia pyjore e Lecces ka mundur të kap dy skafistët shqiptarë të fshehur në parkun natyrore "Le Cesine."

Në gomone roja bregdetare e financës italiane ka sekesutruar 294 kg mariajuën dhe 16 kg hashash me një vlerë përfitmi tregu mbi 3 milionë euro.

24 orë më parë një tjetër gomone me 354 kg marijuanë e trafikaur nga Shqipëria u kap në Adriatik nga roja bregdetare italiane e në pranga u vu një skafist italian me banim në Lecce.

Ndaj dy skafistëve shqiptarë rëndon akuza e trafikur ndërkombëtar të drogës.

Policia italiane informon se prej janarit të 2018 e deri më sot janë sekesutruar 17 tonë marijaunë, 18 mjete lundruese të pëdoruara për përdorimin e drogës e janë arestuar 42 skafistë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test