Kapet hajduti i kabllove elektrikë

Kronikë e zezë

Kapet hajduti i kabllove elektrikë

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 09:55
Ilustrim

Një 45-vjeçar u arrestua nga Policia e Vlorës pasi akuzohet se në një pallat në ndërtim ka vjedhur pajisjet elektrike.

Në një operacion të koduar "Salvavita", blutë e qytetit bregdetar vunë në pranga A. Belulin

"Më datë 19.10.2018, në një pallat në ndërtim në lagjen "1 Maji" Vlorë, dyshohet se ky shtetas ka vjedhur pajisje elektrike në kutitë shpërndarëse të pallatit.

Në kuadër të këtij operacioni, nga hetimet e kryera janë zbuluar dhe dokumentuar edhe 2 vjedhje të tjera në ngarkim të këtij shtetasi, konkretisht:

Më datë 21.05.2018, në lagjen "Ujë i Ftohtë" Vlorë, në unazën e qytetit, dyshohet se ky shtetas ka vjedhur rreth 120 m kabllo elektrike të dritave të kësaj rruge.

Më datë 08.06.2018, në fshatin Nartë, Vlorë, në një magazinë jo funksionale në pronësi të shtetasit L.S, dyshohet se ky shtetas ka vjedhur disa m kabllo elektrike", njofton policia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat