Bën sherr me gruan dhe vendos ta vrasë, por ... - Bota Sot
Bën sherr me gruan dhe vendos ta vrasë, por ...

Kronikë e zezë

Bën sherr me gruan dhe vendos ta vrasë, por ...

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 14:37
Arma e sekustruar

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Theth të Malësisë së Madhe. Një burrë ka bërë sherr me gruan e tij dhe më pas mësohet se kishte vendosur ta vriste.

Por bashkëshortja ka njoftuar policinë e cila ka mbërritur në banesën e çiftit.

Policia ka sekuestruar në banesën e tij dy pushkë.

Njoftimi i Policisë së Shkodrës për ngjarjen:

Policia parandalohet përshkallëzimin e një konflikti brenda familjes.

Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi kishte kërcënuar dhe kanosur bashkëshorten

Policia gjen në banesën e tij, 2 armë zjarri dhe municion luftarak.

Gjithashtu po në Theth, Policia sekuestron dhe një tjetër armë zjarri kallashnikov, ku poseduesi u shpall në kërkim.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër pas një telefonate të marrë në sallën operative për një konflikt familjar, ku bashkëshorti kërcënonte bashkëshorten për ta vrarë, falë reagimit të shpejtë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Kolë Pisha, banues në Theth, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte konfliktuar me bashkëshorten duke e kanosur atë për ta vrarë.

Policia gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri (pushkë), dhe municion luftarak.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test