Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës në Peqin.
Një 15-vjeçar është plagosur me plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital.
Burimet thonë se adoleshenti i është nënshtruar menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ambulanca. Dyshohet se i mituri është vetëqëlluar me armë, por rrethanat janë duke u zbardhur nga policia.