Policia e konfirmon vrasjen, dyshohet nga raportimet se pronari vrau hajnin që i hyri në shtëpi

Kronikë e zezë

Policia e konfirmon vrasjen, dyshohet nga raportimet se pronari vrau hajnin që i hyri në shtëpi

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 22:52
Foto ilustrim

Para pak minutash është raportuar në media se ka ndodhur një vrasje në lagjen “Veternik” të Prishtinës.

Sipas raportimeve, dorasi ka qëlluar hajdutin i cili kishte hyrë për të vjedhur në shtëpinë e tij.

Media ka kontaktuar policinë për t’i pyetur në lidhje me rastin të cilët kanë konfirmuar vdekjen e një personi në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informacion për të shtëna me armë në Veternik në Prishtinë. Menjëherë pas këtij informacioni, njesitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes së bashku me njesitin rajonal për hetimin e krimeve si dhe njesitë ekzaminuese. Me të dale në vendin e ngjarjes policia ka hasur personin mashkull I cili pas plagëve të marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërkohë që hetuesit policor me një intensitet të shtuar kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore për ta ndriçuar rastin.”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat