Sekuestrohet pushkë dhe municione luftarake në Kukës, prangoset 51-vjeçari

Kukësi

Sekuestrohet pushkë dhe municione luftarake në Kukës, prangoset 51-vjeçari

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 09:44
Sekuestrohet pushkë dhe municione luftarake në Kukës

Policia e Shtetit ka vënë në pranga shtetasin Adem Doda, 51 vjec pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Vihet në pranga 51-vjeçari që mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë. Sekuestrohet një armë zjarri tip pushkë dhe municion luftarak.

Njoftimi:

Kukës. Adem Doda, 51 vjeç, banues në fshatin Tejmoll.

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje. Vihet në pranga 51-vjeçari që mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë. Sekuestrohet një armë zjarri tip pushkë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 51 vjeç, banues në fshatin Tejmoll.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë, një sasi municioni luftarak dhe një palë dylbi. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat