Cili jeni ju?

Kultura

Cili jeni ju?

Nga: Fatmir Lohja Më: 3 janar 2019 Në ora: 08:04
Fatmir Lohja

Marku m’u lut  ta shoqëroja në Gjermani.Deshironte  të blinte një mikrobus, për hak të qejfit, me dorën e tij.Ma kërkoi ndihmën ,meqë kam studjuar e punuar  dhjetë vitë në Mynih. Shpenzimet e udhëtimit do t’i përballonte ai. Megjithse    do të bëja edhe punën e përkhyesit dhe të agjentit të blerjes , nuk i kërkova shpërblim. E kam komshi të mirë .Pata ca ditë pushime, të paprogamuara  dhe  më kishte marrë malli të takoja miqtë në Mynih.Këto qenë arsyet që u nisa me dëshir.

Për në Mynih udhëtuam me avion.Në kufijt si në nisje,edhe në mbërritje ,   nuk patëm asnjë problem me dokumentacionin.Tani udhëtohet lirshëm në zonën Shengen,sepse  janë hequr vizat edhe për ne shqiptarët. Me kujtohen ato orë tmerri pritje, pas dyerve të ambasadave , për të marrë një vizë në siratë e gjata, për të vazhduar studimet.

Miqtë gjerman nuk më kanë harruar.Me pritën me Markun  më shumë dashamirësi .Nuk na lanë vend pa shetitur në Munih, deri sa Markut ju mbush mendja për të blerë mikrobuzin sipas shijeve të tij.Shkuam te noteri për të bërë aktin e shitjes.  Këtu na filluan problemet me zotni Markun.

Noterit  i  treguam  se mikrobusin do ta vozisnim vetë. Për të mos pasur problem, në kufijtë e shumtë shteteror , përveç pasa-portës,i kërkoi  Markut edhe lejen e drejtimit shqiptare, edhe ndërkombëtare.Ia dorëzoi serbes -serbes. Sa më shume që shihte dokumentat noteri ,aq më shumë mërzitej.

Cili jeni ju?- ju drejtua Markut me ton, dhe të tre dokumetat e tij, me nervozizëm , mi dha  në dorë.

I shoh me vemendje  tre dokumentat.Nuk me ra gjë në sy.Me shikim e pyes se çfarë nuk shkon ?

Lexo emrat e mbiemrat! Më pas më sqaro se kush është miku yt!

I lexoj me vëmëndje.Nuk kishte faj gjermani.Në pasa-portë, si e njeh lagjia, Mark Haxhija.Në patentën shqiptare e quanin  Mark Haxhillari.Ndërsa në patentën ndërkombëtare ,e zeza mbi të bardhë ishte shkruar Marketin Haxhillari.

Pse ka ndryshime  në bishtat e emrit dhe të mbiemrit,në dokumenta të ndryshëm,kërkon shpjegime  gjermani?-  e pyes , i shqetësuar.

Marku nga i frikësuar, me të marrë mesazhin, e  ndryshoi  çeren. Noteri me mikun tim gjerman,Hansin, ende na shikonin me dyshim. Fol Marku, e përkthe përkthe unë. Ju shpjeguam gjermanëve, sipas arsyetimeve të Markut, pse janë shtuar bishtat nga pas.

Deklaroi, me sinqeritetin maksimal , se ëma edhe i jati, e kanë pagëzuar  Mark Haxhija. Te mbiemri është shtuar ” llari” nga pas,sepse përpara disa viteve, ka qënë për haxhillëk në Mekë. E gjithë qyteza  e di këtë fakt.Nga tradita,  banorët, pas këtij akti, automatikisht i shtojnë prapashtesen “ llari “ në mbiemër. Shtesa  bëhet   për ta identifikuar  qytetarët, se pas gjyshit ,ka shkuar në haxhillëk edhe nipi. Marku  shpjegonte,se ai që ka bërë dokumentin e patentës, e njihte mirë,pra  e ka ditur këtë fakt. Dhe ka shumë  mundësi , pa e parë çertifikaten e lindjes , e ka shtuar në vend  “llarin” nga pas.

Për shtesen në mbiemër nga Mark në Marketin në shpjegime hezitonte pak.Dukej se kishte dyshime për këtë zgjatesë.Kur janë ngulitur në qytet,fëmijët i kanë kërkuar   të ndryshojë emrin  nga Mark ne Marketin,për t’u dukur  babai i tyre  qytetarë. Marku nuk e ka pranuar në asnjë mënyrë këtë ndryshim.Dyshonte, te ai që i bëri patenten ndërkombëtare,pesë ditë përpara se të niseshin në atë udhëtim. Ka marrë dijeni se   i lakmon vajzën.Dyshimi i Markut ishte nëse  vajza  ka gënjyer të dashurin,apo i dashuri i çon mesazh, se pa zgjatur emrin ,vajzën nuk ta marr për nuse . Marku, jepte fjalën  e shqiptarit ,në mes të Mynihur, se  i gjallë nuk e zgjaton emrin, që i kanë vënë prindërit, edhe nëse  jarani nuk pranon të martohet me vajzën .Nga sekëlldija  e Markut,  qeshinin gjermanet ,edhe una me ata.

Noteri habitej me pakujdesinë e Markut, në marrjen e dokumentave, dhe policisë shqiptare, që nuk i kontrollon.Marku justifikonte veten dhe policët shqiptarë,se ka mbi njezet vite shofer urabani në qytezë. Njihet nga tërë banorët si shofer i kujdesshëm, prandaj nuk ka pasur rast që policët t’i kontrollojnë dokumentat.

U mundua noteri t’i shpjegonte Markut se për policinë gjermane kemi të bëjmë me tre përsona të ndryshëm, ose me një përson të dyshimtë, që kërkon t’I fshihet organeve shtërore,për arsye të ndryshme, e përktheva unë. Në gjermanisht, ai e emertoi “ terrorist”  Mark zezonë.Pranoi që të bënte aktin e shitjes me emrin e pasa-portës. Rekomandoi, që transportin e mikrobuzit ta bënim me  shoqëri ndërkombëtare  trasnporti. Marku t’i fshihte  patentat,se po ia panë policët gjermanë,shumë punë do t’i hapte vetes.

Marku, në çast, i  pranoi rekomandimet e noterit, sepse edhe paratë po i  mbaronin në xhepa.Ndërsa noteri hartonte letrat,Marku mendohej për hallet e veta.” Sa do të jetë kostoja e shpenzimeve  për të ma sjellë mikrobuzin në Shqipëri? Sa ështe koha që ai do të më vije në shtëpi?A ma binë të saktë, apo të dëmtuar, se shumë automjete arrijnë  të demtuar nga tranporti në dete?” Për të mbuluar shpenzimet , si gjithë të tjerët,e kam llogaritur ta ngarkoj makinën. Më kanë thënë shokët,se ne Gjermani,ka mallrat e përdorur,të lirë, dhe  te ne shiten me shpejtësi.” Mendohej e stërmendohej Marku me rradaken e tij

Ky miku yt ështe kristjan apo islamik? –më pyet Hansi, për të shtensionuar situatën ,gjatë kohës që noteri  vazhdonte të shkruante.

Ia përkthej Markut pyetjen e mikut tim.Në fillim ai ngurroi t’i kthente përgjigje. Mendonte, se duke folur,  do të binte nga shiu në breshër. Me nxitjen time nisi të rrëfehej, se  babain e ka muhamedan, me emrin Selim. Nënën e ka katolike, me ëmër Lizë .Emrin Mark e ka propozuar  nëna.Krushqija e ka pranuar njëzëri këtë emër,per nder të Shën Markut, që është shejti i fshatit të lindjes. Me përkthimet e mia,me zor i binda gjermanët të kuptonin   traditat tona .

Ju zoti Mark në cilin institucion fetar i bëni ritet?- e pyeti noteri,pasi u nënshkruan letrat.

Me gruan dhe dy femijët shkoj  në kishë për festat e kristjanëve .Me prindërit dhe dy fëmijet e tjerë shkoj  në teqe,për festat e bektashive, - sqaroi Marku me qetësi dhe siguri.

Gjermanët nuk e kuptonin këtë praktikë, ndonëse e dinin se përkthmi është bërë i saktë.Ju shpjegova, se për shqiptarët  është kombi, dhe ka  një Perëndi, lart në qiell , që është  mbi  të gjithë. Për t’u ngatërruar për bijtë e tij,nuk e shohim të arsyeshme ,sepse jemi vëllezër të një gjaku.

Meqë unë nuk mund t’i jap mikrobusit,po Iliri a mund ta drejtojë, - pyeti papritmas Marku noterin.

Nëse ka patenten përkatesë,ju bëj një autorizim që deshmon se ju keni marrë për shofer mikun tuaj.

Ilir Albanezi ka deshmi ,për këtë jap siguri unë,- ndërhyri Hansi,për ndihmë.

Deshminë e kam me vete. Hans! Nuk e kam emrin Ilir Albanezi, por Ilir Shyqyriu, në letra.

E sqarova noterin ,meqë asnjë europian nuk mund të shqiptonte mbiemrin tim,u gjet një kompromis. Sa të jetoja në Gjermani, të me vinin mbiemrin Albaneze.

Pra, me letra dhe në Shqipëri quhem Ilir Shyqyriu,ndërsa pa letra, miqtë e mi në gjermani,ia fusin për shkurt ,Ilir Albanezi. Besoj se nuk përbën ndonjë krim për   Gjermanët, ky rast konkret.?- e thumbova noterin papritmas.

I dërgova mesazhin, se nuk kemi të bëjmë me krimin, por me njohje e nxitim provincial. Qeshën të dy gjermanët. Noteri luante kokën , duke më dhënë mesazhin,  se nuk kisha krejtësisht të drejtë.

M’u bë qejfi që u dole zot bashkëatdhetarëve .Në profesion je ekonomist.  Miqve, shihja letrat përpara se kur të nisesh për udhëtime të gjata!Sa do t’i duash, nuk i mbron dot! Policët  janë me strikt se ne noterët?- më tha te veshi,kur tokëm duart e  ndarjes.

Këtë këshillë të sinqertë nuk do ta harroj as për vete,e as për miqtë e mi. Ka shumë të drjetë noteri .Nuk u tregova miqve gjermanë, se ne kemi deputetë, të nderuar ,me emra e mbiemra të ndryshuar.Për aventurat ,se si arritëm në Shqipëri me Markun , mikrobusin, ngarkesën,do t’u tregoj një herë tjetër,kur të kemi kohë unë edhe lexuesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat